Emocionet e Kupës së Kosovës rikthehen sot nga ora 13:00 me tri ndeshje që luhen në kuadër të çerekfinaleve.
Tetë skuadra do ta kërkojnë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, por vetëm katër do ta arrijnë këtë qëllim.
Ndeshja e cila pritet të dhurojë spektakël është ajo mes Llapit dhe Gjilanit që luhet në Podujevë.
Këto dy skuadra u takuan të dielën në kuadër të Superligës duke dhuruar spektakël në fushën e lojës.
Takim interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës që luhet në Suharekë.
Drita do të takohet me Ulpianën në Gjilan./GazetaEnigma/