premten mbrëma Dogana e Kosovës kishte zbarkuar në korporatën e HIB Petrol e cila dyshohet se ka kryer aktivitete në kundërshtim me ligjin.
Në këtë aksion të zhvilluar së bashku me Policinë e Kosovës u arrestua një zyrtar i kësaj kompanie.
Gazeta Sinjali shkruan se bëhet fjalë për Fatbardh Xhaferin.
Për çfarë dyshohet ai?
Xhaferi dyshohet se ka keqpërdorur autorizimet që i janë dhënë.
Sipas dyshimeve fillestare, ai dyshohet se ka bërë bërë shmangie të obligimeve tatimore me qindra mijëra euro.
E këtë shmangie dyshohet se e ka bërë përmes derivateve të naftës të parapara për nevojat e ambasadave, të cilat janë të liruara nga akciza.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.