Xherdan Shaqiri e ka shënuar golin e parë me fanellën e Chicago Fire në kampionatin MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shaqiri të dielën shënoi nga penalltia në fitoren 3:1 të Chicago Fire ndaj Sporting Kansas Cityt.
Futbollisti kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës shënoi golin nga pika e bardhë në minutën e 50-të.
Shaqiri ishte i përfshirë edhe në dy golat e shënuar nga Kacper Przybylko.
Ai nisi aksionin e golit të parë të minutës së 30-të.
I përfshirë ishte edhe në golin e tretë të shënuar në minutën e 82-të.
30-vjeçari kompletoi ndeshjen e katërt për Chicagon, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-t.
Në katër ndeshje, Chicago ka fituar tetë pikë.