Gjysmë milioni refugjatë ukrainas kanë çrregullime të shëndetit mendor

Gjysmë milioni refugjatë ukrainas kanë çrregullime të shëndetit mendor

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se rreth 500 mijërefugjatë ukrainas të cilët shkuan në Poloni vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Shifrat tregojnë gjithashtu se 30 mijë nga ata që kanë shkuar në vendin fqinj kanë probleme të shëndetit mendor që janë konsideruar “të rënda”, ku shumë prej tyre kanë nevojë për mbështetje për shkak të traumës.

Gjatë ditës së sotme, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raportoi se numri i ukrainasve që kanë ikur jashtë vendit kishte tejkaluar 3.5 milionë.

Agjencia tha se më shumë se dy milionë kishin kaluar kufirin në Poloni, ndërsa të tjerët kishin udhëtuar në Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi.

Qindra mijëra të tjerë kanë shkuar më tej në Evropën kontinentale./Gazeta Enigma/

Related Articles