Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi e kishte kanosur gruan e tij.
Policia e Kosovës ka bërë ditur se i dyshuari mashkull pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur gruan e tij duke e dëbuar nga shtëpia e tij.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton Gazeta Enigma.
“Prishtinë, 22.03.2022-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosë dhe dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Enigma/