Sindikata e Policisë ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me raportimin se Ligji i Pagave do të kthehet në pikën zero.
Sindikata e Policisë së Kosovës, ka njoftuar do të mbajë takim urgjent me Këshillin Drejtues të Sindikatës për hapa tjerë sindikal.
Ata kërkojnë takim urgjent me Presidenten dhe Kryeministrin e Republikës për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët.
“Për momentin e krijuar, deri në hartimin, projektimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon që të gjithë pjesëtareve të Policisë pa dalim t’ju shtohet në pagë shumë nga dyqind (200) euro. Kjo kërkesë është shumë modeste në krahasim me pagën që merr polici dhe rritjen enorme të çmimeve në vend”.
Sindikata shpreson se krerët e institucioneve do ta marrin parasysh kërkesën për takim. /Gazeta Enigma/.