Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 në miqësoren ndaj Burkina Fasos.
Fidan Aliti e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0 pas asistimit të Edon Zhegrovës në minutën e 3-të.
Për 2-0 shënoi Astrit Selmani në minutën e 23-të një gol të bukur pas asistimit të Milot Rashicës.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.
Për 3-0 shënoi Mërgim Vojvoda në minutën e 53-të pas asistmit të Milot Rashicës.
Samir Ujkani e priti penalltinë e mysafirëve në minutën e 65-të duke mos u mposhtur nga pika e bardhë.
Për 4-0 shënoi Milot Rashica në minutën e 68-të pas asistimit të Dresevic.
Për 5-0 shënoi Toni Domgjoni në minutën e 75-të./Gazeta Enigma/
Në këtë ndeshje debutoi trajneri francez Alain Giresse.