Dita e zgjedhjeve në Federatën e Futbollit të Kosovës për kryetar po afron, derisa situata vazhdon të mbetet e nxehtë.
Federata e Futbollit e Kosovës, tashmë ka konstatuar se vetëm një kandidat do të ketë me 6 prill pasi kandidati tjetër Gramoz Vokrri në FFK ka sjell vetëm 13 nënshkrime valide..
Opozita vazhdon ta quaj kuvendin jolegjitim derisa ka konteston edhe vendimin e FFK-së pwr kandidatura. Megjithatë, ka qenë ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të FFK-së, Taulan Hodaj që ka sqaruar gjithçka.
Ai ka thënë se komisioni ka verifikuar nënshkrimet dhe ka konstatuar se tri nënshkrime për Gramoz Vokrrin të dhëna nga Kika, Ulpiana dhe FC Prishtina nuk janë valide.
“Ne tashmë e kemi njoftuar UEFA-n dhe ata e kanë konfirmuar se do të jenë me 6 prill në Kuvendin e FFK-së. UEFA ka konstatuar se gjithçka ka shkuar sipas proceduarave dhe kryetari i FFK-së do të zgjidhte me 6 prill. Unë këtyre njerëzve që sot kontestojnë dhe akuzojnë pa fakte, ju them se Kryetari i FFK-së zgjidhet nga delegatët e FFK-së e jo nëpër studio televizive. Kushdo çfarë do që ka le t’i drejtohet gjykatave, unë do të jem përballë tyre dhe do të sqarojmë çdo gjë. Kandidaturën e Gramoz Vokrrit e ka refuzuar statuti që e ka bërë babi i tij jo unë. Them se ky statut duhet të pasoj ndryshime, por për momentin është ky”, ka thënë Hodaj në ATV.
Në anën tjetër këto konstatime i ka mohuar ish-zëvendës sekretari Arianit Ahmeti, i cili ka thënë se procedurat janë shkelur dhe se Vokrri e ka plotësuar kushtin për të qenë kandidatë dhe se kjo gjë do të përfundojë në gjykatë.