Mjeku nga Suhareka tregon se si e kthyen në jetë 21 vjeçarin që pësoi arrest kardiak (VIDEO)

Mjeku nga Suhareka tregon se si e kthyen në jetë 21 vjeçarin që pësoi arrest kardiak (VIDEO)

Mjekët e QMF-së në Duhël të Suharekës e kanë rikthyer në jetë një 21 vjeçar i cili kishte pësuar arrest kardiak.

Specialisti i mjekësisë familjare, Betim Iballi, ka treguar në “Info Magazine” të Klan Kosovës se pacientin e kishin pranuar pa shenja jete.

“Sot rreth orës 11:30, pacienti me inicialet A.M (2022) është sjellë nga kolegët e punës pa shenja jete dhe me arrest kardiak në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël. Ne për fat të mirë filluam me reanim kardiopulmonar dhe pas disa minutave filluan shenjat e jetës – filloi t’i kthehet pulsi dhe frymëmarrja, si dhe saturimi t’i rritet. Atëherë e kemi thirrë urgjencën e Suharekës e cila ka ardhur shumë shpejt, derisa ne kemi vazhduar me reanim kardiopulmonar deri në Spitalin e Prizrenit ku ekipi mjekësor në emergjencën e këtij spitali kanë arritur ta stabilizojnë gjendjen e pacientit. Pasi gjendja e pacientit ka qenë stabile, por me rrezikshmëri të lartë, Spitali i Prizrenit e ka transportuar për Prishtinë në Intensivën Qendrore të QKUK-së”.

Ai ka thënë se pacienti vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Intensivës Qendrore të QKUK-së dhe gjendja e tij aktualisht është stabile, por akoma ka rrezik për jetë.

Dr. Iballi ka treguar edhe se sa të shpeshta janë rastet e këtilla dhe sa janë të pajisur që të përballen me to.

“Për fat të keq, rastet e këtilla kanë filluar të shpeshtohen. Apeloj te të gjithë të rinjtë dhe të gjithë të tjerët që të bëjnë kontrolla rutinore dhe ta përcjellin gjendjen e tyre shëndetësore”.

“Pajisjet elementare janë, por për kësi gjendje të rënda intensiva është elementare. Për fat të mirë e kemi transportuar me autoambulancë pacientin shumë shpejt në Spitalin e Prizrenit”.

VIDEO

Related Articles