Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen sot.
Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, sot në orën 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël: Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur më 26.03.1999; Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur më 26.03.1999; Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur më 26.03.1999; Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur më 26.03.1999; Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur më 26.03.1999; Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur më 26.03.1999.
Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore.