Një person ka përfunduar në pranga si i dyshuar për shitblerje të drogës.
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Policia ka realizuar një plan taktik të koduar “Kalaja” në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
“Me datë 28.03.2022 rreth orës 13:00, hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës në Gjilan pas një pune hetimore, me urdhër të organeve të drejtësisë realizuan një plan taktik të koduar me emrin “Kalaja” duke realizuar një bastisje në fshatin Pogragjë të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Aty është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:
Mbi 280 gramë marihuanë;
140 gramë. marihuanë;
8.6 gramë. marihuanë;
3.3 gramë fara për kultivim;
0.6 gramë kokainë;
1 mijë e 450 euro para të gatshme;
30 franga para të gatshme;
Një elektroshok;
Tre peshore elektrike;
27 copë municion (fishek) të kalibrit të rendë;
2 copë fishekë të kalibrit AK-47./Gazeta Enigma/