Sipas raportimeve të mediave sportive britanike, skuadra e Liverpool-it po synon një tjetër afrim nga Porto.
Pas nënshkrimit të Luis Diaz-it këtë janar, të kuqtë po përgatiten për një afrim të ri nga portugezët në verë.
Anglezët janë lidhur tashmë me një transferim të mundshëm të mesfushorit të krahut të djthatë të Porto-s, Otavio.
27-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh, mes të cilave dhe Manchester United me Newcastle.
Këtë sezon në Liga NOS, Otavio ka qenë në formë mbresëlënëse.
Ai ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar 11 herë, edhe pse nuk luan shumë afër sulmit.
Sipas portugezes “A Bola”, cilido klub që synon të nënshkruajë me lojtarin e Kombëtares së Portugalisë do të duhet të paraqesë ofertën jo më pak se 60 milionë euro.
Otavio shënoi një nga tre golat në fitoren 3-1 të Portugalisë përballë Turqisë në play-off për Kupën e Botës.
Ndërsa në finale do të kenë Maqedoninë e Veriut dhe ai pritet të jetë në fushë nga minuta e parë.