Roth takohet me Lajçak: BE-ja të mbajë premtimet për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Roth takohet me Lajçak: BE-ja të mbajë premtimet për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, i ka kërkuar të dërguarit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, që të mbahen premtimet e dhëna.

Roth gjatë ditës së djeshme takoi Lajçakun, ku i kërkoi specifikisht që Bashkimi Evropian të mbajë premtimet për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai për Kosovën kërkoi liberalizim të vizave teksa për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut anëtarësim në BE.

“I dashur Miroslav Lajçak, faleminderit për vizitën tuaj dhe punën tuaj të shkëlqyer. Shtetet e Ballkanit Perëndimor na përkasin neve dhe meritojnë më shumë se fjalët e thëna. BE-ja duhet të mbajë premtimet e saj: fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe sundimi i ligjit kanë rëndësi”, ka shkruar Roth në Twitter./Gazeta Enigma/

Related Articles