Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 30 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës.
Nga 1.159 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 592. / Gazeta Enigma.