Federata e Futbollit e Kosovës përmes një video të publikuar në faqen e saj zyrtare ka shkruar se gjatë katër viteve mandat nga Kryetari Agim Ademi i ka kushtuar rëndësi të madhe investimeve në infrastrukturë.
FFK ka shkruar se njëri nga projektet më të mëdha ka qenë ndërtimi i Kampit Nacional në Hajvali.
Ky kamp do t’iu shërbej kombëtareve në të dy konkurrencat për të zhvilluar aktivitetin e tyre.
Në këtë hapësirë janë të vendosura dy fusha me bari sintetik dhe një fushë me bari natyral, e cila do të ketë në dispozicion tribunat lindore dhe perëndimore. Po ashtu, tashmë kanë përfunduar edhe punimet e brendshme, me zhveshtore moderne dhe infrastrukturë përcjellëse.
Kampi ka në dispozicion edhe 23 dhoma gjumi me nga dy shtretër, ambiente këto të cilat u shërbejnë mjaftueshëm për akomodim dy ekipeve të cilat aktivitetin e tyre do ta zhvillojnë aty./GAZETA ENIGMA/