A është shndërruar transporti në burimin kryesor të ndotjes si pasoj e mungesës së kontrollit të mjaftueshëm teknik?

A është shndërruar transporti në burimin kryesor të ndotjes si pasoj e mungesës së kontrollit të mjaftueshëm teknik?

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike deklarohen se sistemi ekzistues i kontrollit të naftës nuk është efikas.

Me mijëra vetura hyjnë e dalin në kryeqytet brenda ditës.

E në mungesë të kontrollit të mjaftueshëm teknik, ato shndërrohen në një ndër burimet kryesore të ndotjes së ajrit.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë mbi 500 mijë automjete të regjistruara, e rreth 45 përqind e tyre janë të regjistruara në vitin 1990.

Antigona Ukëhaxhaj nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thotë se veturat duhet të kenë kontrolle më të rrepta teknike.

Sipas Ukëhaxhajt, trafiku i dendur po e shndërron transportin në armikun kryesor të shëndetit të njeriut.

Situata kishte ndryshuar gjatë periudhës së pandemisë, gjatë së cilës kishte më pak qarkullim.

Se nuk ka kontrolle të mjaftueshme teknike, e thotë edhe ish ministri i mjedisit, Fatmir Matoshi.

Sipas tij, ishte hartuar një udhëzim administrativ i cili detyronte matjen e emetimit të gazrave, respektivisht ndotjet që shkaktojnë automjetet në komunikacion.

Mirëpo, Matoshi thotë që ky udhëzim nuk është duke u zbatuar.

Ish ministri thotë se duhet të ketë një siguri më të madhe për llojin e naftës që përdoret nga qytetarët.

Sipas një raporti të Zyrës Kombëtare të Auditimit, sistemi ekzistues i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës nuk është në gjendje të sigurojë cilësinë e derivateve të naftës në importe dhe në tregun e brendshëm.

Related Articles