Florian Marku ka kapur për fyti dhe e ka goditur me shuplakë Chris Jenkins pasi rivali i tij ia dha një puthje gjatë matjes së fundit zyrtare para meçit.
Marku do të përballet me Jenkinsin të shtunën në peshën e lehtë në Newcastle, shkruan Gazeta Enigma.
Ylli shqiptar e ka komentuar veprimin e tij me një koment shumë interesant se puthjet janë për zonjat e jo për të.
“Puthjet janë për zonjat jo për mua. Do ta shihni nesër”, ka shkruar Florian Mark./Gazeta Enigma/