Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me marrjen e mandatit kishte vërejtur parregullësi në disa departamente të komunës, që përfshijnë pirjen e duhanit e alkoolit.
“Në ditët e para kom gjet alkool e cigare nëpër zyre, përderisa zyrtarët lëshojnë muzikë nëpër zyret e tyre sepse janë të dehur”, ka thënë Hyseni, njofton Klan Kosova.
Për këto veprime, ky kishte shqiptuar 13 vërejtje për gjithë zyrtarët komunal të përfshirë në këtë ngjarje.
E gjithë këto veprime u bën, ani se shenja që ndalon pirjen e duhani është e vendosur gjithandej komunës.