Policia për udhëtimin e serbëve për zgjedhjet serbe: Janë krijuar kolona në Jarinje dhe Bërnjak

Policia për udhëtimin e serbëve për zgjedhjet serbe: Janë krijuar kolona në Jarinje dhe Bërnjak

Policia e Kosovës është deklaruar të dielën lidhur me gjendjen e sigurisë në vend, me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga Policia vlerësojnë se situata është e qetë dhe stabile, teksa theksojnë se organizimet e qytetarëve për të udhëtuar në forma të ndryshme drejt Serbisë për të votuar, në disa pika kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, kanë krijuar kolona dhe pritje.

“Pritjet janë shkaktuar në dalje nga Kosova drejt Serbisë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, si pasojë e qarkullimit të shtuar të automjeteve në këto dy pika kufitare, si pasojë e punës së ngadalësuar nga autoritet serbe duke aplikuar hyrjen vetëm me një korsi si dhe aplikimit të procedurave të stikersave”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës në këtë fushëveprim ka paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, garantimit të sigurisë së përgjithshme, si dhe shtimit të kapaciteteve të personelit policorë në pikat kufitare me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit kufitar”, theksohet tutje nga PK.

Related Articles