Janë gjiruar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës derisa njëri prej tyre ia ka drejtuar armën një qytetari të cilin e kishin e kishin ndalur me veturë.
Nuk dihet se pse ka ardhur deri te rasti, dhe se nuk dihet vendi ku ka ndodhur ngjarja.
Sipas videos e cila ka qarkulluar në rrjetin social “TikTok” shihet se polici fillimisht e ka të drejtuar armën pastaj të njëjtën e fut në brez, e pastaj nxjerr baterinë të cilën ia drejton qytetarit i cili ndodhet në veturën e tij.
Pak minuta më pas qytetari i cili ishte ndaluar arrin të ikë me veturën e tij, ku policia i vihet nga prapa në ndjekje.