Vendosja e shenjës për ndalimin e bartjes së shamisë, Koci: Drejtoresha dhe familja e saj po kërcenohet me jetë

Vendosja e shenjës për ndalimin e bartjes së shamisë, Koci: Drejtoresha dhe familja e saj po kërcenohet me jetë

Avokati, Arianit Koci, ka bërë të ditur se Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, po kërcenohet me jetë.

Koci ka treguar se pre e kërcenimeve me jetë janë edhe pjestarët e familjes së Gjergjajt.

Ndër të tjera ka theksuar se shkaku i këtyre kërcënimeve familja Gjergjaj nuk ka dalë nga shtëpia dhe se të njëjtit po mendojnë ta lëshojnë Kosovën.

Ndryshe, vendosja e shenjës për ndalimin e bartjes së shamisë ka nxitur reagime të ndryshme. Derisa edhe drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjakovës, Eranda Kumanova-Baçi ka thënë për Gazetën Enigma se kjo e fundit ka kërkuar largimimn e Gjergjajt.

“Sapo jam njoftuar për simbolet e vendosura në SHM Teknike Nexhmedin Nixha e kam kontaktuar drejtoreshën e shkollës dhe i kam kërkuar t’i largojë. E kemi verifikuar objektin e shkollës dhe e kemi vlerësuar që janë larguar”, tha ajo.

Sipas Kumanovës ky ishte një vendim i pamatur nga ana e menaxhmentit të shkollës dhe se rastet të tilla s’do të lejohen të përsëriten në asnjë shkollë.

“Ne e kemi vlerësuar që ky është një veprim i pamatur nga ana e menaxhmentit të shkollës dhe se veprimet e tilla nuk guxojnë dhe nuk do të lejojmë të përsëriten në asnjë shkollë. Për këtë rast do të bazohemi në Ligjin NR.06/L-114 për zyrtarët publikë dhe të ndërmarrim masat e nevojshme bazuar në këtë ligj”, ka thënë ajo për Enigmën.

Kurse, drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj ka hapur rast në polici për shkak të kërcënimeve në rrjete sociale shkaku i një shenje të ndalimit të shamisë që ishte vendosur në atë shkollë.

Gjergjaj duke iu përgjigjur deputetes Dude Balje, e cila mbrëmë e ka akuzuar për linçim dhe nxitje të urrejtjes ndaj saj, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet policisë.

Shefi i hetimeve në Policinë e Gjakovës, Emin Hoxha ka thënë se drejtoresha Gjergjaj ka hapur rast në polici pas kërcënimeve që ka pasur.

“Kemi rast te hapur “Kanosje” ankuese është drejtoresha e shkolles së mesme Nexhmedin Nixha- Gjakovë”, tha Hoxha.

Reagimin e deputetes Balje ndaj drejtoreshës Gjergjaj, kjo e fundit e ka quajtur linçim dhe duke paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të sigurisë.

“Iu ftoj që të mos humbeni kohë duke nxitur urrejtje e përçarje ndaj meje, por kryeni punën tuaj si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nëse e konsideroni problematike këtë çështje ndërrojeni udhëzimin administrativ. Të cilin unë natyrisht se do ta respektoj dhe përmbush në përpikëri, sikur çdo ligj dhe udhëzim administrativ tjetër që e respektoj maksimalisht gjatë punës sime” ka shkruar Gjergjaj.

Related Articles