EKSKLUZIVE: Lumbardh Dellova u ndëshkua me karton të kuq direkt në tunel për shkak të ofendimeve ndaj drejtuesve të SC Gjilanit

EKSKLUZIVE: Lumbardh Dellova u ndëshkua me karton të kuq direkt në tunel për shkak të ofendimeve ndaj drejtuesve të SC Gjilanit

Ballafaqimi i zjarrtë mes SC Gjilanit dhe FC Ballkanit është shoqëruar me tensione të shumta.

Ndeshja u ndërpre në sekondat e fundit pasi që skuadra e Gjilanit barazoi rezultatin dhe disa individë e sulmuan portierin e mysafirëve, Stivi Frashërin.

Tensione kishte edhe mes futbollistëve pas që iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se futbollisti i Ballkanit, Lumbardh Dellova, është ndëshkuar me karton të kuq në tunel.

Qendërmbrojtësi është “skuqur” nga gjyqtari Genc Nuza pasi që kishte ofenduar drejtuesit e klubit gjilanas.

/Gazeta Enigma/

Related Articles