Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës, duk thënë se nuk është në dijeni për këtë.
“Jo nuk jam në dijeni” ka thëne Nagavci për “Betimi për Drejtësi”, lidhur me akuzën se ka mbajtur në posedim një sprej ngjyrë të gjelbër.
“Për sprej a? Të paktën deri tash s’kam ndonjë informacion që ka ndonjë aktakuzë ndaj meje”, tha Nagavci, duke shtuar se nuk i di detajet dhe për këtë nuk mund të flasë më shumë.
Aktakuza e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 30 korrik 2019.
Fillimisht, kjo lëndë i ishte ndarë në punë gjykatësit të Departamentit të Përgjithshëm në Divizionin Penal të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ertan Sejfulla, mirëpo i njëjti përmes një akti përcjellës të 2 marsit 2020, këtë lëndë e kishte përcjellë në Departamentin për Krime të Rënda.