Kurti: Maskra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kurti: Maskra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe, me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës së Rezallës. Nga aty, Kurti tha se këta u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptar dhe dëshironin të jetonin të lirë në trojet e tyre, raporton Gazeta Enigma.

“98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe. Kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Para disa muajve u patën riva varrosur këtu 9 kufoma të 9 martirëve. Pas ekzekutimit kufomat u patën dërguar në serbi. Pra me ekzekutim mizor ua vodhën jetën e pastaj edhe kufomat. Gjenocidi i Serbisë njihet botërisht andaj edhe drejtësia vendore edhe ajo ndërkombëtare duhet me ngulm të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, tha Kurti.

Related Articles