Lidhur me paknaqësitë e votimit të shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet e Serbisë më 3 prill, ka reaguar edhe kandidati shqiptar për deputet në Parlamenti e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai ka thënë se votat që i mori të dielën nuk janë garancë për të fituar mandatin tjetër në Kuvendin e Serbisë, raporton Gazeta “Enigma”,
Kamberi fajësoi Serbinë për pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në luginë që ua pamundësoi të drejtën për të votuar.
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik mori 9644 përkundër vështirësive të shumta me të cilat u përball në këtë proces zgjedhor. Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë. Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira”, ka shkruar Kamberi.
Ai ka kërkuar që zgjedhjet në Luginën e Preshevës të përsëriten.
“Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës. Me këtë rast, dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve. Përulje për të gjithë aktivistët në radhë të parë të Partisë për Veprim Demokratik dhe të partnerëve tanë politik – Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, që nuk kursyen asgjë prej tyre, gjatë kësaj fushate që më mbështeten pa reserve”, ka shkruar Kamberi. / Gazeta Enigma.