AGK dënon mos lejimin e mediave në mbledhjen Kuvendit të FFK-së

AGK dënon mos lejimin e mediave në mbledhjen Kuvendit të FFK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar të martën, pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për të mbyllur punimet e Kuvendit zgjedhor për gazetarë dhe media, të paraparë për 6 prill, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit të FFK-së, vetëm një transmetues do të lejohet në atë hapësirë, por asnjë gazetar.

“Arsyetimi i hapësirës është i paqëndrueshëm, pasi që ngjarje të ngjashme janë mbuluar edhe në të kaluarën nga të gjitha mediat e interesuara. Një mbyllje e tillë pamundëson raportimin profesional nga vendi i ngjarjes, për një ngjarje të rëndësishme dhe me interes publik”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

AGK-ja kërkon nga FFK-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë gazetarët dhe mediat të kryejnë punën e tyre duke mos u penguar . / Gazeta Enigma,

Related Articles