Nutricionisti Agron Rexhepi tregon se çka përjeton trupi gjatë agjërimit dhe cilat janë përfitimet shëndetësore

Nutricionisti Agron Rexhepi tregon se çka përjeton trupi gjatë agjërimit dhe cilat janë përfitimet shëndetësore

Besimtarët mysliman në Kosovë dhe gjithë botën që disa ditë kanë hyrë në muajin e shenjtë të Ramzanit, muaj ky ku besimtarët e fesë Islame janë të obliguar të agjërojnë.

Nutricionisti Agron Rexhepi në një intervistë me shkrim për Gazetën Enigma ka treguar se cilët persona janë të obliguar të agjërojnë dhe cilët nuk e kanë obligim agjërimin duke i dhënë një pasqyrim të qartë debatit se cilët persona e kanë obligim agjërimin e të cilët jo.

Rexhepi thotë agjërimin e kanë ata persona që kanë shendët të plotë dhe e forcojnë shëndetin e tyre e jo me e dëmtu.

“Çdo person të cilit jo vetëm kishte me iu përkushtu gjendja, po veç nëse parashihet se mundet me iu zgjat koha e shërimit, ai nuk është i obliguar për agjërim. Agjërimi është me e forcu shëndetin tonë e jo me e ligshtu shëndetin tone. Çdo obligim që Zoti e ka bërë është me na forcu neve, jo me na ligshtu. Prandaj duhet pasur kujdes, përveç kategorive tjera kjo është e përgjithsume. Çdo personi që kishte me iu shty koha e shërimit nuk ka obligim me agjeru”, thotë ai.

Kategoritë tjera që janë të liruar nga agjërimi janë shtatzënat dhe lehonat. Rexhepi ka shpjeguar arsyen përse këto dy kategori janë të liruar nga agjërimi.

“Ndërsa kategoritë tjera që lirohen nga agjërimi janë shtatzënat dhe lehonet. Shtatzënat sidomos në muajt e vonshëm të shtatzënisë, sepse mund të kalojnë disa muaj që mos me e ditë gruaja që është shtatzënë, por në muajt e vonë lirohet sepse është koha kur fëmija shton peshë trupore, mos me u pengu zhvillimi i tij, këto janë të liruara nga agjërimi deri sa të kalon shtatzënia”, thotë Rexhepi.

“Lehonat janë të liruara për shkak se ushqimi i fëmijës pas lindjes varet nga qumështi i nënës që e merr. Personat që kanë sëmundje të mëlçisë janë të liruar nuk guxojnë të agjërojnë në asnjë mënyrë”, thotë ai.

59 – vjeçari Agron Rexhepi thotë se nuk është ndonjë moshe e përcaktuar saktë se kur duhet me nisë agjërimin. Ai thotë se obligim nuk e kanë fëmijët para pubertitetit, por munden me e provu me vetëdëshirën e tyre.

“Sa i përket moshës se cila moshë duhet me  agjeru, këtu nuk ka ndonjë kufizim. Obligim nuk e kanë fëmijët para pubertetit, po pse mos të provojnë në mënyrë që ta zhvillojnë vetë diciplinen, ndërkaq nuk e kanë obligim kjo është shumë individuale. Kurse te moshat e vjetra ka shumë vital nuk kanë probleme shëndetësore, prandaj pse t’i thuash atij mos agjëro nëse don me agjeru”, shpjegon Agron Rexhepi.

Rexhepi thotë se nuk duhet me ik agjërimit nëse nuk kanë dhimbje të madhe. Ai po ashtu thotë se nuk duhet me agjëru ata persona që kanë sëmundje, sepse e dëmtojnë shëndetin e tyre duke u mundu me e kry një obligim ndaj Zotit.

“Duhet patur kujdes në dy ekstreme, jo personat që mezi s’presin ndonjë lehtësim me i ik agjërimit, për shembull një dhimbje shumë e lehtë, pom dhem koka, pom dhem trupi, pom dhemb këmba s’mundem me agjeru. Nuk është arsyetim ky, duhet me agjëru. Ndërsa grupi tjetër, kur ka sëmundje e me këmbëngulje dëshiron me agjëru, nuk bën ashtu se e dëmton shëndetin e vet. Duke u mundu me bë një të mirë me plotësu një obligim të Zotit, ai po e bën një mëkat kisha me thanë po e shkatërron shëndetin e tij”, tregon Agron Rexhepi.

CILAT JANË TË MIRAT SHËNDETËSORE NGA AGJËRIMi

Nutricionisti Agron Rexhepi tregon se sipas studimet të doktorit francez Alexis Carrel i cili e ka fituar çmimin Nobel për mjekësi në vitin 1912, gjatë muajit të agjërimit bëhet rizëvendësimi i masës dhjamore të vjetër me masën dhjamore të re.

Ai shpjegon se masat dhjamore janë depo në trupin e njeriut ku deponohen toksinat.

“Rreth ndikimit të agjërimit në shëndetin e njeriut janë bërë shumë hulumtime shkencore dhe kanë punu shumë mjekë të njohur në këtë drejtim. Alexis Carrel është një doktor francez i cili e ka fitu çmimin Nobel në vitin 1912. Ky ka treguar rreth ndikimit të agjërimit në shëndetin njeriut se si e bën rizëvendësimin e masës dhjamore të vjetër e shkrin masën dhjamore të vjetër, vendoset masa dhjamore e re. Masat dhjamore janë depo ku deponohen toksinat”, shpjegon Agron Rexhepi.

Rexhepi tregon se me agjërim mund të tejkalohen ose kurohen shumë sëmundje.

“Ndërsa, Herbert Shelton mjek amerikan për 50 vite ka hulumtuar për ndikimin e agjërimit në shëndetin e mbi 40 mijë personave edhe ka ardhë me përfundim që me agjërim mund të tejkalohen shumë sëmundje të cilat i ka studiuar në hollësi. Pastaj është doktori japonez Yoshinori Ohsumi që e ka fitu çmimin Nobel në vitin 2016-të, vetëm se se ka zbulu një mekanizëm të ndikimit të agjërimit në shëndetin e njeriut, procesin e autofagisë. Autofagia është vetë pastrimi i organizimit”, tregon Rexhepi.

Zemra rrah 14 mijë herë më pak, mëlçia punon 5-6 orë më pak, zorrët punojnë më pak, këto janë disa prej ndryshimeve në trupin e një personi gjatë agjërimit.

“Në shumë sëmundje ndikon, shkakton ekonomizimin e punës së zemrës, zemra punon dikun 14 mijë të rrahura të zemrës më pak, 5-6 orë më pak punon mëlçia. Ekonomizohet puna e të gjitha organave të organizimit, zorrët punojnë më pak, kështu që mundëson shërimin e sëmundjeve të ndryshme qysh është sindroma e zorrëve. Zvoglon sëmundjen e parkinsonit, pastaj zvogëlon kolesterolin në gjak, ndihmon në sëmundjet reumatike”, tregon nutricionisti Agron Rexhepi për Gazetën Enigma.

SI DUHET TË USHQEHEMI GJATË RAMAZANIT

Nutricionisti Agron Rexhepi thotë se është miër që të ushqehemi tri herë gjatë agjërimit.

“Prej kohës së iftarit deri në syfyr është mirë të ushqehemi tri herë. Në kohë e iftarit një ushqim të lehtë, në mënyrë që organizimi nga dita që ka agjeru të kalon në kohën  e jo agjërimit gradualisht”, tregon ai.

 Ai sugjeron që rëndësi të veçantë t’i kushtohet edhe hidratimit, marrjes së majftueshme të lëngjeve. Rexhepi tregon se çka duhet të konsomuhohet në kohën e Ramazanit.

“Kujdes të mjaftueshëm duhet t’i kushtohet hidratimit, marrjes së mjaftueshme të lëngjeve e cila duhet të shkoj diku rreth 30 mililitra për peshë të trupit. Pas namazit të taravisë, është mirë të hahet një racion, një darkë e lehtë që kishte me iu përgjigj një tretje e lehtë. Në kohën e ushqimit duhet të merret ushqim i lehtë, drithëra me kos është shumë e preferuar me u shtu edhe disa fara tjera, është ushqim që tretet lehtë nuk të mundon”, tregon ai.

Ëmbëlsirat, kafja, çaji i zi nuk preferohen në syfyr sipas nutricionistit Rexhepi.

“Në syfyr në asnjë mënyrë nuk preferohen ëmbëlsirat, nuk preferohet kafja, nuk preferohet çaji i zi. Ndërkaq, çaji i zi edhe kafja preferohet në kohën e iftarit se janë stimulues. Ndërsa në syfyr nuk preferohen se duhet me u shmang për shkak se e ngacmojnë sistemin qendror nervor nuk e lojnë me pushu sa duhet dhe rritë largimin e langjeve nga organizimi. Ëmbëlsirat nuk preferohen pasi e rrisin ndjenjën e urisë”, thotë ai.

Muaji i Ramazanit ka filluar më 2 prill (e shtunë) dhe do të përfundojë më 1 maj (e diel). Dita e parë e Fitër Bajramit është më 2 maj (e hënë)./GAZETA ENIGMA/

Related Articles