Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen në Bruksel pas dy ditësh për të biseduar mbi mënyrën më të mirë për të mbështetur Ukrainën në fazën tjetër të konfliktit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pritet që Moska të pushtojë “të gjithë” rajonin e Donbasit në lindje, me synimin për të krijuar një korridor tokësor nga “Rusia në Krimenë e aneksuar”.
Por ai vazhdon të këmbëngulë se asnjë trupë apo avion i NATO-s nuk do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë.
SHBA dhe BE do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë sot për akuzat për krime lufte në qytetin ukrainas Bucha.
Imazhet e varreve masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar në periferi të Kievit kanë tronditur botën./Gazeta Enigma/