Agim Ademi merr edhe një mandat në krye të FFK-së

Agim Ademi merr edhe një mandat në krye të FFK-së

Saktësisht në ora 11:00 ka nisur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ashtu siç ishte paralajmëruar kryetari i ri i FFK-së (i vjetër) për një mandat 4-vje[ar është zgjedhur Agim Ademi. Ademi ishte kandidati i vetëm në këto zgjedhje.

Të kujtojmë se më herët kandidaturën e kishin shpallur edhe Remzi Ejupi,  Arianit Ahemti e Gramoz Vokrrit. Dy të parët hoqën herët dorë derisa Vokrri nuk arriti t’i grumbullojë 15 nënshkrime valide aq sa duhen për të kandiduar.

Në Kuvend prezent ish9in 43 delegatë të cilët unanimisht kanë votuar për Agim Ademin duke ia besuar kështu punën edhe për një mandat 4-vjeçar.

/Gazeta Enigma/

Related Articles