Ankesa e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në lidhje me refuzimin e gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi, është refuzuar nga Paneli i Apelit të Gjykatës Speciale, raporton Gazeta “Enigma”.
“Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme, dhe në përputhje me rrethanat e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit”, është shkruar në arsyetimin e Panelit.
Arsyet e refuzimit të apelit janë: rreziku i ikjes, ndikimi në dëshmitarë dhe gjithë procedurën si dhe mundësia e shkatërrimit të provave.
Palëve i është dhënë kohë deri në 10 ditë që pas këtij vendimi të dërgojnë parashtresa në lidhje me refuzimin e Apelit.