Qendërmbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova ishte ndëshkuar me karton të kuq në tunel pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit.
Qendërmbrojtësi ishte “skuqur” nga gjyqtari Genc Nuza pasi që kishte ofenduar drejtuesit e klubit gjilanas.
Komisioni Disiplinor i FFK-së gjatë ditës së sotme bërë të ditur se e ka dënuar Lumbardh Dellovën vetëm me 400 euro.
Ky vendim i Komisionit Disiplinor është skandaloz, pasi sipas Rregullores Disiplinore për sezonin 2021/2022, një lojtar që ndëshkohet direkt me karton të kuq ndëshkohet dënohet me ndalesë prej dy deri në gjashtë ndeshje, raporton Gazeta Enigma.
“Lojtari i cili në ndeshjet kampionale dhe të Kupës ndëshkohet me karton të kuq, dënohet me ndalesë loje prej dy deri në gjashtë ndeshje dhe dënimi ekzekutohet në ndeshjen e radhës kampionale apo për Kupës” thuhet në Rregulloren Disiplinore të Nenit 39.
Ndeshja Gjilani – Ballkani ishte ndërprerë pasi dy individë kishin sulmuar portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.
Por si e parasheh Rregullorja Disiplinore nëse një lojtar ndëshkohet me karton të kuq kur një ndeshje ndërprehet ose anulohet.
Neni 15 i Rregullores Disiplinore të FFK-së thotë se nëse një lojtar ndëshkohet me karton të verdhë ose të kuq e neës ndeshja anulohet ose ndërprehet kartoni i kuq mbet në fuqi.
“Neni 15- Nëse lojtari ndëshkohet me karton të verdhë apo të kuq, kurse ndeshja ndërprehet apo anulohet, përgjegjësia për përjashtim mbetet në fuqi. Nëse ndeshja përsëritet kartonat e kuq mbeten në fuqi ndërsa kartonat e verdhë anulohen”, thuhet në Nenin 15 të Rregullores Disiplinore të FFK-së.