Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të protestojë sot, për të kërkuar shtesat prej 100 euro për çdo të punësuar deri në miratimin e Ligjit për pagat.
Protesta do të nis nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
“Miratimi i Ligjit të Pagave sa më shpejt që është e mundur dhe fillimi i zbatimit të tij e deri në fillim të zbatimit rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Protesta do të niset në orën 12:00 nga Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë drejt rrugës Agim Ramadani poshtë rrugës Eqrem Çabej në drejtim të rrugës Xhorxh Bush e nëpërmes Sheshit Zahir Pajaziti për tu ndalur në Sheshin Skënderbeu para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”
Në njoftim bëhet e ditur se Qeverisë do t’i parashtrohen kërkesat e Federatave Sindikale të BSPK-së kërkesat në vijim:
1. Miratimi i Ligjit të Pagave sa më shpejt që është e mundur dhe fillimi i zbatimit të tij e deri në fillim të zbatimit rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës.
2. Fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor
3. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, nr. 04/L-131, sidomos të ndryshohet te neni 8, paragrafi 1 e nënparagrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para datës 01.01.1999.