Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se të gjitha shtetet e këtij rajoni janë duke shkruar drejtë rrugës së tyre për në Bashkimin Evropian.
“Të gjitha vendet që u bashkuan me BE-në janë bërë më demokratike, më të qëndrueshme dhe më të begata, pothuajse pa asnjë kosto për të tjerët. Kjo është pikërisht ajo që ne duam për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë”.
“Shpresoj që të gjitha këto vende të kenë një rrugë të qartë drejt Evropës, një derë të hapur dhe se do të mund ta përfundojnë procesin e tyre brenda një kohe të arsyeshme. Afati aktual varet nga marrëdhënia e tyre me BE-në, por ne i inkurajojmë ata të bëjnë përparim dhe gjithashtu inkurajojmë partnerët tanë evropianë që të japin një sinjal të qartë se ata janë të mirëpritur”, ka thënë Escobar në një intervistë për mediumin kroat N1.