Presidentja Osmani përkujton Agim Ramadanin: Ai është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit

Presidentja Osmani përkujton Agim Ramadanin: Ai është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit

Në 23 vjetorin e rënies së heroit Agim Ramadani, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ngritur lartë figurën e tij, raporton Gazeta “Enigma”.

“Heroi Agim Ramadani është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit. Lirinë e portretizuar me vargje e brushë, e bëri realitet me angazhimin e tij në UÇK, duke qenë një ndër shtyllat e operacionit “Shigjeta”, me të cilin u thye kufiri ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Në 23-vjetorin e rënies, fjalët janë të pakta në krahasim me veprën e heroit të papërsëritshëm. Sot përkulemi para veprës së tij dhe e kujtojmë më respekt heroin që i dha kuptim dhe formë lirisë sonë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.

Presidentja Osmani ka theksuar se Agimi e realizoi ëndrrën për lirinë që ne të jetojmë të lirë, falë tij e bashkëluftëtarëve.

“Çdo përvjetor do të na sjellë në vëmendje vlerën e lirisë, heroizmin dhe pavdekësinë e tyre! Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Agim Ramadanin!”, ka theksuar Presidentja në përkujtimin e saj. / Gazeta Enigma.

Related Articles