Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar Agim Ramadanin në 23 vjetorin e rënies së tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Haradinaj theksoi se Ramadani ishte luftëtar, artist e shkrimtar, që Kosovës ia kushtoi tërë kapacitetin e tij njerëzor e intelektual, e në fund ia fali dhe jetën.
Kreu i AAK-së, kujtoi edhe çlirimtarë të tjerë si Abush Loku, Arben Jusufi, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala.
“Agim Ramadani ishte luftëtar, ishte artist e shkrimtar, që Kosovës ia kushtoi tërë kapacitetin e tij njerëzor e intelektual, e në fund ia fali dhe jetën. Kujtojmë sot trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që krahas komandant Katanës do të kujtohen përherë si Heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Arben Jusufi, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala. Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. /Gazeta Enigma.