Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka dhënë një lajm të mirë për punëtorët e sektorit privat, raporton Gazeta Enigma.
Kurti ka njoftuar se do të ndajnë nga 100 euro për 300 mijë punëtorë të sektorit privat.
Ai ka bërë të ditur se shumë e njëhershme prej 100 eurove do të ndahet edhe për mbi 80 mijë zyrtarë publikë.
“Për herë të parë do të mbështesim me shumë të njëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat. Pra rreth 300 mijë punonjës. Në kuadër të kësaj mbështetje, shumën e njëhershme prej 100 euro për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Pra po ndajmë nga 100 euro për ata në privat dhe në publik.”