100 eurot e ndara nga Qeveria, PDK i quan ‘lëmoshë’

100 eurot e ndara nga Qeveria, PDK i quan ‘lëmoshë’


Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të ndarë 100 euro për muajin prill për disa kategori të caktuara, raporton gazeta “Enigma”.


Nga ky subjekt e kanë quajtur “populist dhe lëmoshë” vendimin e Qeverisë që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, punëtorët e sektorëve publikë e privat, studentët dhe ata që janë në skemë sociale.

“Qeveria e Kosovës e konfirmoi se është e paaftë për të qeverisur vendin. Krejt çka po bën Kurti është populizmi, pasi që rriti çmimin e energjisë e që s’po mund t’i kontrollojë çmimet e produkteve, qeveria e nisi ditën me këtë vendim që është si lëmoshë. Qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur, por nuk mund ta bëjë me lëmoshë”, tha Bernard Nikaj, në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e PDK-së.

Tutje ai tha se Kurti nuk di të qeverisë dhe se PDK-ja e konsideron të nevojshme miratimin e Ligjit te Pagave dhe rritjen e pagave.  / Gazeta Enigma.

Related Articles