Drita është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll, duke e eliminuar në gjysmëfinale Ramiz Sadikun me rezultat të përgjithshëm 5:2.
“Bardhekaltrit” nga Gjilani siguruan plasmanin në finale.
Ramiz Sadiku në minutën e 51-të realizoi golin e parë përmes penalltisë të realizuar nga Misini.
15 minuta më vonë, Ramiz Sadiku gjeti edhe golin e dytë me autor Musën, gol ky që ngjalli shpresa për një rikthim të mundshëm të skuadrës nga Prishtina.
Megjithatë, shpresat e tyre ua shuan Ardit Tahiri duke realizuar golin e parë në minutën e 86-të të takimit dhe Almir Kryeziu në minutat e fundit.
Drita në finale do të luajë me fituesin e takimit Llapi – Prishtina, takim në të cilin po luhen minutat e fundit dhe rezultati është 2:0 për llapjanët.