Skuadra e Juventusit po insiston në transferimin e dy futbollistëve të Sassuolos, sulmuesin Giacomo Raspadori dhe mesfushorin Davide Frattesi. Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga uebfaqja “Calciomercato.com”.
Mësohet se krerët e Juventusit gjatë këtij muaji do të takohen me Sassuolon për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të dy futbollistëve në verë. Për dy futbollistët, Sassuolo po kërkon rreth 50 milionë euro dëmshpërblim.
Frattesi 22-vjeçar ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2026 kurse këtë edicion ka katër gola e tri asistime në 30 ndeshje në Serie A.
Ndërkohë, Raspadori ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar pesë herë në po aq ndeshje kampionale.