Lidhja Demokratike e Kosovës pas katër konferencave të mbajtur ku ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, sot ka renditur katër pika të reja, ku sipas saj, ka vend për shqetësim.
Partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku e ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosja për neglizhencë qeverisëse, mosrespektim të Kushtetutës, për tendencat kapëse të drejtësisë dhe për raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit.
LDK ka radhitur katër çështjet për të cilat ka kritika ndaj Qeverisë Kurti:
Arsim – Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Ministrja e arsimit Arbërie Nagavci, ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Kanë kaluar një javë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ministrja nuk e ka ofruar dorëheqjen, duke shkaktuar kështu precedent tejet të rrezikshëm për rendin kushtetues.
Ekonomi – Në mungesë të vizionit për zhvillim ekonomik afatgjatë e investime kapitale që sjellin të mira afatgjate, qeveria ka shpërndarë qytetarëve lëmoshë, nga 100 euro vetëm për një muaj (prill).
Drejtësi – Qeveria pasi që ka kapur shumicën e institucioneve, ia ka mësyrë atyre të pavarura. Nismat e saj legjislative dhe veprimet politike kanë një qëllim; sigurimin e kontrollit politik mbi të gjitha institucionet, edhe ato të pavarura. Kështu duke u shndërruar në një cenuese të demokracisë dhe rendit kushtetues.
DASh – Shqetësuese janë të gjeturat e raportit e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021. Kërcënim e frikësim ndaj gazetarëve e medieve, pandëshkueshmëri të korrupsionit, si dhe ndërhyrjet politike në gjyqësor.