Një gjeneral tjetër rus është vrarë në luftën në Ukrainë.
Zëvendëskomandanti i batalionit të 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve TASS.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i St. Petersburgut, Alexander Beglov.
Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, janë vrarë disa gjeneralë rusë në Ukrainë.
Është e pazakontë që ushtarakë të nivelit të lartë të jenë aq afër vijës së frontit, por burimet perëndimore besojnë se është bërë kjo për të rikthyer nën kontroll operacionet, që në disa zona kanë shkuar keq. /Gazeta Enigma.