LDK ia përkujton Qeverisë: As pas 14 dite nga skandali në KEK, konkursi nuk u anulua

LDK ia përkujton Qeverisë: As pas 14 dite nga skandali në KEK, konkursi nuk u anulua
Ish partneri i dikurshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës është siguruar që t’ia përkujtoj partisë në pushtet se kanë kaluar 2 javë prej kur është raportuar për skandalin e konkursit të KEK-ut, dhe ende i njëjti s’është anuluar, raporton Gazeta “Enigma”.

LDK-ja po numëron ditët prej raportimit se në një konkurs të Korportatës Energjetike të Kosovës  janë punësuar njerëz të afërm me zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK. Konkursi ende nuk është anuluar; të 4500 aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë; e pushteti s’ka marrë asnjë masë shkarkimi e suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë krim”, thuhet në një postim të LDK-së në Facebook.

Prokuroria ka njoftuar se ka nisur hetime pas raportimit në media për punësimet nepotiste nga një konkurs në KEK.

Mediumi “Paparaci” ka publikuar një seri të shkrimeve ku raportonte për lidhjes specifike që shumica e të pranuarve nga konkursi kishin me partinë në pushteti. /Express/

May be an image of outdoors and text

Related Articles