Arrestohet hajni që vodhi disa herë këpucë në korridoret e ndërtesave në Gjakovë

Arrestohet hajni që vodhi disa herë këpucë në korridoret e ndërtesave në Gjakovë

Është arrestuar një person i dyshuar i cili kishte kryer disa herë vjedhje në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hajni ka vjedhur këpucë në korridoret e ndërtesave, shkruan Gazeta Enigma.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte bërë disa vjedhje të mbathjeve në korridoret e ndërtesave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles