Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka zhvilluar një takim në qeveri me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn.
Clark pas takimit ka treguar se me Kurtin kanë biseduar për projekte energjetike, e jo për çështje të sigurisë.
“Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi sigurinë në Kosovë e Rajon. Kemi biseduar për projekte energjetike”, tha Clark.
Ndër të tjera, Clark ka deklaruar se është mirë që qeveria e Kosovës të jetë e vëmendshme karshi situatës së sigurisë.
“Mire që qeveria është e vëmendshme, mirëpo s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë”, ka thënë Clark.
Ish-komandanti i NATO-s, është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.