Aksioni i antidrogës ka arritur të arrestoj edhe një person, shtetas të Shqipërisë.
Kjo u konfirmua për Gazetën Enigma nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Lidhur me operacionin policor të realizuar sot kundër narkotikëve, mund të konfirmojmë se si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, është arrestuar edhe një person i dyshuar shtetas i Shqipërisë”, tha Kelani.
Ndër të tjera, Kelani njofton se numri i të arrestuarve nga ky aksion ka mbërritur në gjashtë persona.