Klubi Futbollistik “Ballkani” ka dështuar në përballje ndaj Ulpianës duke luajtur me rezultat të barabartë, 1-1, shkruan Gazeta Enigma.
Golin për skuadrën e Ulpianës e realizoi Egzon Qerimi nga goditja e lirë, kurse golin për mysafirët e shënoi Meriton Korenica.
Këtij rezultati më së shumti i është gëzuar skuadre e vendit të dytë, Gjilani, e cila nesër në rast të fitores në udhëtim ndaj Dukagjinit, do i rrisë gjasat për titullin kampion.
/Gazeta Enigma/