Gjilani ka lëshuar tjetër mundësi të madhe për t’iu afruar me pikë liderit, Ballkanit. “Kuqebardhët” u mposhtën në Klinë nga Dukagjini.
Altin Merlaku, sulmuesi klinas ishte “heroi” i Dukagjinit në këtë përballje duke realizuar dy golat e fitores.
Merlaku hapi serinë e golave në minutën e 33-të duke realizuar një gol të lehtë nga afërsia.
Tre minuta më vonë, Merlaku konfirmoi formën e mirë në këtë sfidë, duke realizuar supergol për golin e dytë.
Gjilani në minutat në vijim nuk arriti që të pakte ta ngushtonte avantazhin dhe kësisoj ka humbur një ndeshje shumë të rëndësishme në garën për titull.
Gjilani zë vendin e tretë me 55 pikë, nëntë më pak se Ballkani kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund.
Dukagjini pozicionohet në pozitën e tetë me 36 pikë, aq sa ka edhe Drenica një pozitë larg barazhit.