Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe BE do t’i hetojnë krimet e luftës në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe BE do t’i hetojnë krimet e luftës në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) do t’i bashkojë forcat me një skuadër të krijuar nga Bashkimi Evropian muajin e kaluar, për të hetuar pretendimet se në Ukrainë janë kryer krime lufte, raporton BBC.

Prokurori i ICC-së, Karim Khan dhe kryeprokurorët nga Lituania, Polonia dhe Ukraina, kanë nënshkruar një marrëveshje të hënën që tribunali ndërkombëtare për krime lufte të marrë pjesë për herë të parë në një ekip hetues, ka njoftuar Eurojust.

Në deklaratë të Eurojust, thuhet se bashkëpunimi do të dërgojë mesazh të qartë se të gjitha angazhimet do të bëhen për të mbledhur dëshmi dhe për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

ICC-ja heton dhe persekuton individët e dyshuar për krime lufte. / Gazeta Enigma.

Related Articles