Agjenti më i famshëm në botën e futbollit, Mino Raiola, ka vdekur të enjten pas një sëmundje, kanë raportuar mediat italiane.
Raiola konsiderohej gjerësisht si një prej agjentëve që përfitonte më shumë nga menaxhimi i lojtarëve.
Ai ishte agjenti i Zlatan Ibrahimoviqit, Paul Pogba, Erling Haalandit e disa futbollistëve të tjerë.
Vdekja e Raiolas ka tronditur botën e futbollit, meqë kishte ndikim të madh në këtë fushë.