Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë pas rivotimit që u bë në Tërnoc të Bujanocit.
Kamberi pasi fitoi mandatin e deputetit ka falënderuar të gjithë shqiptarët që të enjten, votuan për të dhe Koalicionin e Shqiptarëve të Luginë.
“Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë. Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat ndëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar”, ka shkruar Kamberi.